Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka reaguar pas qarkullimit të një video intime në celularin e një personazhi krimi, ku aludohet se protagoniste është moderatorja Luana Vjollca. Ai ka një version befasues për çfarë ndodhi më pas me videon:
Para pak ditesh doli një video intime ku hamendësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare…1 ditë me pas doli e njëjta video me portret tjetër.
Kjo është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjitha vajzave, motrave, nënave, zonjave e zonjushave qe u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligencës Artificiale me dashakeqësine për ti bërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht!!!
Me kaq shumë perversa dhe manjakë që ka në qarkullim, programet e lira të inteligencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse shteti nuk përpilon një ligj që çdo krijim nga përdorimi inteligencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi kësaj teknologjie, shoqëria jonë do pësojë goditjen dhe plagën më të madhe në historinë e saj!
Duhet vepruar sa më shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dhe të miratohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkeqsisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre Iloj mostrash!!!
a.c./dita