Do të vijojë nën ndikimin e motit te qëndrueshëm i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Më të theksuara në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore.
Do të mbetemi në kushte të kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare deri në orët e vona të natës kur pritet shpeshtim i vranësirave në vend.Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Kosova vijon ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites, POR parashikohet qe pasditja dhe mbrëmja ti bëjnë më të dukshme vranësirat duke krijuar mundësi për reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore. Era do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Maqedoni e Veriut
MV paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë republikën e MV, duke krijuar mundësi për flokë dëbore në zonat Veriore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore.
Rajoni dhe Evropa
Evropa paraqitet: në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, në pjesën më të madhe të saj ku moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jene dominante. Përjashtim bëjnë: ishujt britanike dhe gadishulli Iberik të cilat do të ndodhen në ndikimin e një qendre ciklonare duke sjellë shira dhe stuhi të forta ere në këto rajone, Po ashtu, vranësira dhe reshje shiu e dëbore mbeten prezent në Evropën qendrore dhe vendet Nordike.
o.j/dita