Kanë rinisur kerkimet për të gjashtën ditë me radhë për trupin e 10 vjeçarit qe u mor nga rrjedha lumit Fan në Mirditë.
Deri tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit megjithatë polumbarët e RENEA-s po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhjes së lumit.
Ditën e djeshme u bë edhe kontrolli në urën e prishur pas devijimit të rrjedhës së lumit ku dyshohej që mund të ishte trupi i 10-vjeçarit, por pa sukses.
Sipas të dhënave, 17 polumbarët e ardhur nga Tirana, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës që sot janë të shumtë në numër kanë rifilluar përseri kërkimet nga të dy anet e lumit Fan.
Kërkimet do të vazhdojne edhe ditën e sotme përgjatë rrjedhës së lumit, por edhe tek diga e HEC-it në Reps të Mirditës.
Megjithëse kanë filluar shirat në këtë zonë kërkimet vazhdojnë me itensitet.