Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Dibrës. Moti i keq ka prekur dhe Rrugën e Arbrit, e cili është rihapur pas disa orësh që qëndroi e bllokuar.
Disa zona prej tre ditësh janë pa energji elektrike, ndërkohë që në terren punonjësit e OSHEE po punojnë për të rregulluar këto defekte.
Aktualisht udhëtohet lirshëm nga Peshkopia drejt Tiranës. Shumë familje kanë mbetur të izoluar pasi disa rrugë rurale janë bllokuar nga reshjet e borës, trashësia e të cilës në disa zona shkon deri në 20 cm. Ndërkohë që familjet e bllokuara apelojnë për ndihmë, ndërsa strukturat shtetërore do të dërgojnë ndihma ushqimore si dhe çadra.