Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 50 hektarë mal kanë djegur në Godanc të Drenasit.
Rasti është raportuar të mërkurën në orën 20:30.
“Është raportuar se rreth 50 hektarë mal janë duke u djegur.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të pa përshtatshëm nuk mund të intervenojnë me automjete, por vetëm me pajisje dore”,
thuhet në raportin policor.