Shoqërohet në komisariatin nr.1 edukatorja Majlinda Dehima, e cila dyshohet se ka dhunuar një vajzë 3 vjeçare në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, i cili sipas MAS ushtronte aktivitet të palicencuar.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është kthyer këmba brenda kopshtit.
Ngjarja ka ndodhur në 1 Nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.
Prindërit e vajzës thonë se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.
p.k\dita