Detoksikoni trupin me smoothie, ja si të bëni recetën e preferuar të Jennifer Lopez

0
Gjigandi

Duket sikur Jennifer Lopez ka bërë pakt me djallin për të qenë gjithmonë në super formë. Ylli i “Love don’t cost a thing”, “Let’s get loud”, “Ain’t your mama” etj duket gjithmonë mbresëlënëse në daljet e saj publike, por edhe në përditshmëri. Këngëtarja nuk është vetëm e bukur, ajo ka forma perfekte dhe kjo është e padiskutueshme.

Nëse mendoni që gjithçka është meritë e gjeneve të mira apo trajtimeve të ndryshme, gaboheni pasi për Jennifer Lopez gjithçka nis nga tryeza. 52-vjeçarja i kushton shumë rëndësi të ushqyerit dhe një smoothie është zgjedhja më e mirë për të përshpejtuar metabolizmin që në pikë të mëngjesit.

Përbërësit: 1 filxhan boronica, 1 filxhan mjedra, 1 filxhan kos, 1 lugë proteinë me shije vaniljeje (mund të përdorni edhe pak ekstrakt vanilje si zëvendësues), 1 lugë çaji kanellë, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe disa kuba akulli.

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përzihen plotësisht. Pijeni esëll, por edhe disa herë gjatë ditës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu