Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në krah të homologes shqiptare, Olta Xhaçka nga Tirana tregoi detaje nga takimi mes dy zyrtarëve.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, Dendias tha se po punohet për çështjen e detit, e cila është në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Ai u ndal dhe te tensionet në veri të Kosovës, ndërsa theksoi se duhet dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Është kënaqësi e madhe për mua të takoj sërish këtu pas vizitës suaj në Athinë. Ardhja ime këtu është hapi i fundit pas takimit tim me kolegun tonë. Qeveria greke tregon përparësi për fqinjësinë e Greqisë. Dua të jem i qartë se stabiliteti, prosperiteti, përbën kërkesën parësore. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është sfidë që duhet ta përballojmë me sukses. Përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës, duhet të jemi realist dhe më frytdhënës dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. në takimet që kam pasur si në Prishtine dhe Beograd, kam nënvizuar rëndësinë e dialogut. Takimi i sotëm është dhe në kuadër të kontakteve konstruktive. Diskutuam dhe në bazë të marrëveshjes që kemi pasur në parim për të kaluar në kompromis çështjen e detit në Hagë. Folëm dhe për rolin e minoritetin grek në Shqipëri apo dhe minoritetin tuaj në Greqi. Këto ura përbëjnë një hallkë të çmuar. Vizita e kryeministrit është ajo që do kontribuojnë në këtë drejtim. Theksuam se duhet të thellohemi as më shumë në bashkëpunim për tregtinë dhe mjedisin, veçanërisht për lumin Vjosa. Kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program për mbrojtjen e tij në datën 23. Është shembull konkret që mund të krijojë ndërgjegje. Sulmi në Ukrainë është një problem i madh për çështjen e energjisë. Jemi të përgatitur, që të ofrojmë çdo gjë që ju mendoni se është rruga e duhur. Perspektiva evropiane e Shqipërisë është me një rrugë kalimi drejt BE”, tha ai.
E ndalur edhe tek çështja e detit, ministrja Xhaçka tha se palët kanë rënë dakord dhe se ka vullnet për kompromis për referimin e kësaj çështjeje në Gjykatë e Hagës.
“E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.
j.l./ dita