Shën Valentini solli mbrëmjen e djeshme në Prime emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’.
Edhe pse moderatorja nuk i bëri asnjë dhuratë këngëtarit, ajo u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste partnerit të zemrës.
Shkronja ‘L’ ishte gdhendur në një anë të fustanit të kuq të Kiarës. Ky detaj nuk u përmend gjatë ‘show-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit.
“Do ja bëj dhuratën jashtë”- i tha Kiara Arbanës, teksa u pyet se çfarë dhurate ka menduar për Luizin.