DETAJET/ Plagosja e dy serbëve në Kosovë, pjesëtari i FSK e njoftoi vetë policinë

0
Gjigandi

Plagosja e dy serbëve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në zonën e Prizrenit, ka sjellë përsëri tensione në Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në rastin e ndodhur në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, i përfshirë është një pjesëtar i FSK-së.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:20 më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt. Sipas policisë, makina më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçar. I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, në një intervistë televizive, përcolli më shumë detaje rreth ngjarjes.

“Ende nuk dihen motivet që kanë çuar tek sulmi ku u plagosën dy të rinj serbë nga një veturë në lëvizje. Mësohet se i dyshuari ka lajmëruar menjëherë policinë dhe policia e ka arrestuar atë në kohë rekord. Megjithatë ndërkohë rrugët Shtërpcë-Ferizaj dhe Shtërpcë-Brezovicë janë bllokuar nga serbët, duke kërkuar arrestimin e tij. Të lënduarit kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Plagosen me armë zjarri dy serbë në Kosovë, mes tyre një 11-vjeçar. Reagon Albin Kurti

RonaTyra

“Ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i cili ka konfirmuar se i dyshuari është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa ka ftuar organet e drejtësisë që të merren me rastin. Gjithashtu ka reaguar edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili ka thënë se personi që ka shtënë në drejtim të tyre, duhet të ballafaqohet me drejtësinë, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë. Ka reaguar edhe zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë duke e quajtur këtë plagosje me motive etnike”.

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi ka reaguar për plagosjen e dy të rinjve serbë në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se është i shokuar nga sulmi ndaj fëmijëve në Shtërpcë. Ai thekson se nuk ka asnjë justifikim për dhunë duke iu uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

“Jam i shokuar nga sulmi ndaj dy fëmijëve sot në Shtërpcë. Nuk ka asnjë justifikim për dhunën. Shërim sa më të shpejtë! Besoj se autoritetet e Kosovës do ta hetojnë plotësisht”, shkruan komisionari evropian.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu