Detaje/ Vrasja e dyfishtë në Mirditë, motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e banesës

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë tronditi Mirditën këtë mbrëmje.

Në media është raportuar se motër e vëlla kanë humbur jetën në fshatin Kodër-Rrëshen.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se viktimat janë me mbiemër Filopati.

Policia njofton se viktimat janë shtetasi V.F dhe motra e tij, shtetasja E.F. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimave, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi F.K., nga fshati Zejmën i Lezhës.

Autori i dyshuar, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja, ka qenë ish-bashkëshorti i viktimës. Trupat e pajetë të viktimave vëlla janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit.

RonaTyra

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu