Detaje/ Vdiq tragjikisht në hotel në Dhërmi, kush ishte studenti 22-vjeçar nga Londra

0
Gjigandi

Është zbuluar identiteti i turistit anglez i cili humbi jetën në Dhërmi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për studentin 22-vjeçar, Zohar Dean Collins nga Londra. Ky i fundit mbeti i vrarë në një aksident tragjik gjatë pushimeve në Shqipëri, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i hotelit. Sakaq mësohet se student ka qenë në gjendje të dehur. Pasi kishte mbaruar vitin e tretë të universitetit, ai kishte udhëtuar me shokët drejt Dhërmiut. Collins ishte student i fizikës në Universitetin e Lidsit. Një nga shokët e dhomës tha se ai ishte bashkë me të ditën e fundit.

“Isha me Zohar në ditën e fundit të tij në këtë planet. Mund t’ju them se ai ishte i lumtur, plot me jetë dhe po e shijonte botën rreth tij si gjithmonë”.

Një fond i hapur online për të sjellë trupin e tij në vendlindje dhe për të mbuluar kostot e funeralit ka mbledhur deri më tani 22 mijë sterlina.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu