Detaje të frikshme nga vrasja në Pejë: Viktima u gjet i djegur në veturë

0
Gjigandi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës mbrëmë pas mesnate. 

Policia e Kosovës njofton se një trup i pajetë është gjendur i djegur brenda një veture në fshatin Zahaq të Pejës.

Edhe pse policia nuk jep as inicialet e personit dhe as nuk e cilëson si vrasje, media të ndryshme raportojnë se trupi që është djegur brenda veturës është i Qerim Kelmendit, vëllaut të Ibrahim Kelmendit që njihet si një prej drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

RonaTyra

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu