Detaje për dëshminë e Dumanit/ Kush është ish-deputeti i PS që Meta porositi t’i vrisnin vëllain

0
Gjigandi

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse në “Opinion”, ku tha se thotë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një politikani.

Hoxha tregoi se dëshmia duhet verifikuar nga prokuroria, teksa vrasja është kryer, siç edhe Dumani ka dëshmuar.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin, ndërsa përmendi në emër Aleksandër Ndokën, vëllain e ish-deputetit socialist Arben Noka, vrasja e të cilit ende nuk ka një autor para drejtësisë

“Kemi një grup personash të penduar që kanë dëshmuar, por dëshmitë e tyre kanë qenë të një niveli që dhe vet brenda prokurorëve të SPAK kanë krijuar probleme. Nuredin Dumani ka shkuar deri aty që një nga tre personat më të fuqishëm sot, politika, ka porositur vrasjen për të vrarë vëllain e një deputetit, vrasja është bërë. Pra, një nga tre politikanët më të fuqishëm që janë sot ka porositur vrasjen. Unë kam rezerva për këto. Bëhet fjalë pë një ngjarje në vitin 2017, gjatë fushatës elektorale dhe mbas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik. Ka qenë dhe përfaqësues edhe në këshill, është vrasje pa autor. Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë. Ai u vra në derën e shtëpisë. Ai ka folur dhe për politikanë të tjerë. Prokuroria duhet ta verifikojë”,-tha Hoxha.

Si ndodhi ngjarja?

RonaTyra

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndokës u ekzekutua pranë shtëpisë me 14 plumba kallashnikovi.

Policia e Lezhës njoftoi se 48 vjeçari u gjet i pajetë në orën  04:25 të datës 9 dhjetor 2017, në mjetin  tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.

Viktima po shkonte në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Dyshimet ishin se krimi u krye nga dy atentatorë, por ende asnjë të arrestuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu