DETAJE/ Bashkëpunoi me trafikantët, si ra në pranga shefi i komisariatit të Policisë në Laç

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e sotëm që çoi në pranga shefin e komisariatit të Laçit Dritan Metaj.

Ishte zbërthimi i një prej celularëve që sekuestruan më herët nga operacioni.

Bisedat mes tyre nxorën zbuluar lidhjen e shefit të komisariatit Meta me grupin kriminal të drogës.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha më herët se tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim, si të përfshirë në grupin e trafikut të drogës.

Në kuadër të megaoperacionit “Flakë në det”, i cili nisi në gusht të këtij viti, janë arrestuar fillimisht katër shqiptarë dhe dy ukrainas.

RonaTyra

Gjatë operacionit sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar kanabis, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu