Deputeti largohet nga PD: Ka mungesë shprese dhe besimi, Berisha nuk më ka bindur

0
Gjigandi

Deputeti Agron Shehaj ka njoftuar ditën edjeshme largimin nga Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Shehaj ka theksuar se nuk është dakord me vendimet dhe me ecurinë e PD-së deri më tani. Po ashtu, Shehaj ka theksuar se ata duhet t’i japin elektoratit një zgjedhje të re dhe të afronin figura të reja në parti.

“Është e vërtetë që nuk kam qenë aktiv. Nuk ka asnjë hatëmbetje. Nuk ka asnjë zënie. Unë e mendoj ndryshe. Nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këto kohë. Ne dolëm me një rezultat nga zgjedhjet lokale ku humbën bashkitë më të mëdha. Ka një mungesë shprese dhe besimi nga ana e votuesve tanë. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje. Ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk shohim. Mendoj që ne duhet t’i japim elektoratit një alternativë të besueshme. Nuk bëhet fjalë për PD-në e Bashës. Ne duhet t’i japim elektoratit një zgjidhje. Kam folur me Berishën, por nuk më ka bindur. Unë këto shqetësime i kam ngritur. Kam që nga vera e kam ngritur këtë çështje.

Duhej të afronim figura të reja, nuk duhej t’i shkonim nga pas vulës. Ne duhet t’i japim zgjidhje. Mund të ishte një parti e re. Për momentin jam deputet i opozitës, por nuk jam deputet i Partisë Demokratike. Nuk jam as pjesë e grupit të Gazmend Bardhit. Ishte ai që më përjashtoi në fillim nga grupi. Nuk jam më pjesë e PD-së. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendi, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita njerëzit nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativ në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim. Në momentin që kam vendosur që të mos jem më pjesë e PD, nuk pres tani që të rinovohet. Duhen figura të reja. Unë parti të re? Nuk është momenti për të folur për këtë”, tha Shehaj.

 

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu