“Dënojmë sulmin në Banjskë”, Von der Leyen dhe Scholz zbulojnë a do të sanksionohet Serbia nga BE

0
Gjigandi

Në konferencën e përbashkët për media në mbyllje të Samitit të Berlinit në Tiranë, Presidentja e KE Ursula Con der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u pyetën në lidhje me tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

Të vendosur përballë faktit se President serb Aleksandër Vuçiç “i ktheu shpinën” Samitit duke fluturuar drejt Kinës për të takuar Vladimir Putin dhe Xi Jiping, Von der Leyen dhe Scholz iu desh të përgjigjeshin nëse BE do të sanksionojë Serbinë për sulmin e grupit militar serb në Zveçan, që i mori jetën policit kosovar Afrim Bunjaku.

Të dy liderët njëzëri u shprehën se dënojnë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Shefja e KE theksoi se po priten rezultatet e hetimeve mbi ngjarjen dhe më pas unioni do të shprehë zyrtarisht qëndrimin.

“Ne e dënojmë fort sulmin e 24 shtatorit. Në këtë moment jemi në një proces ku hetimet mbi sulmin duhet të përfundojnë. Ne po presim raportin e investigimit dhe bazuar në të do të vendosim për hapat e radhës, sigurisht në bashkëpunim edhe me shtetet anëtare.”, tha Ursula Von der Leyen.

RonaTyra

Në krahun tjetër, një përgjigje me të zgjeruar dha kancelari gjerman Scholz, i cili kërkoi që Serbia të bashkëpunojë me Kosovën për hetimin e thelluar të ngjarjeve në Veri.

Ai theksoi se Gjermania është e qartë në qëndrimin e saj që dënon ashpër aktivitetet që ndodhën në 24 shtator.

“Ne e dënojmë sulmin ndaj policisë dhe të gjitha aktivitetet që pamë në Kosovë. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në këtë pikë. Por duhet një hetim i plotë nga autoritetet e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim me ato kosovare. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet për paqen në rajon kanë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha shteteve. Vendet e Ballkanit duhet të shohin nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Duhet të zgjidhet një herë e mirë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.”, tha Kancelari i Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu