Scholz: Gabuam pas Selanikut, Ballkani Perëndimor duhet të ishte anëtarësuar në BE

0
Gjigandi

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha nga Tirana ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin anëtarësuar në BE shumë vite më parë.

Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur këtë. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme.

Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse iu jep një ëndërr Europiane duhet që të arrijmë tek ky objektiv.”– tha Scholz.

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu