Për disa nga personat e shpallur në kërkim në lidhje me dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, është caktuar nga Gjykata e Durrësit masa e sigurisë “arrest me burg”.
Bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.
Mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona si dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.