Delegacioni i KO i Francës pritet nga zëvendësministrja e Sportit e Kosovës, diskutojnë për Lojërat Olimpike

0
Gjigandi

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), është duke mirëpritur delegacionet e Komiteteve Olimpike të Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat bashkë edhe me KO të Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruajnë sot memorandumin e bashkëpunimit “Balkan Cooperation 5”.

Delegacionet, të shoqëruar nga drejtuesit e lartë të KOK-ut, sot janë pritur nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.

Osmani falënderoi delegacionet për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë me KOK-un, derisa foli për sfidat dhe sukseset e sportit tonë, me theks të veçantë mbështetjen për KOK-un dhe federatat sportive, si dhe hartimin e strategjisë për sportin.

“Zëvendëspresidenti i KO të Francës, Pierre Siutat, u shpreh i lumtur që ndodhej në Kosovë, për të nisur një bashkëpunim mes KO të Kosovës, por edhe Komiteteve tjera Olimpike fqinje”, thuhet në njoftim.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke falënderuar zëvendësministren për takimin, e quajti ditë historike nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Francën, duke thënë se bashkë me KO fqinje do të rrugëtojnë drejt Paris 2024.

RonaTyra

“I pari i lëvizjes olimpike në Shqipëri, Fidel Ylli, vlerësoi lartë projektin e përbashkët, duke thënë se Kosova tashmë njihet më shumë për nga sporti, ndërsa përmendi edhe projektin gjigant në vlerë 5 milionë eurosh të fituar nga qeveria shqiptare për shkollat”.

“Sekretari i përgjithshëm i KO të Malit të Zi, Igor Vushuroviq, theksoi se ky ky bashkëpunim na lidh edhe më shumë mes vete, derisa vlerësoi lartë punën e KOK dhe mbështetjen e MKRS”.

Palët diskutuan edhe për përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024, në të cilat pikërisht KO i Francës është mikpritës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu