Kaos në parlament, Nikolla i ndërpret fjalën, Berisha bllokon foltoren, vijon fjalimin e tij në Facebook

0
Gjigandi

Ka nisur aty ku përfundoi sesionin e shkuar edhe seanca e parë e këtij viti e Kuvendit të Shqipërisë.

Sërish i njëjti skenar, Berisha kërkon pambarimisht fjalën, dhe kur ajo i ndërpritet deputetët e opozitës bllokojnë foltoren.

Pas akuzave të lëshuara në drejtim të qeverisë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vendosi t’i ndërpresë fjalën ish-kryeministrit Berisha për shkak të përfundimit të kohës që ai mori për procedurë.

Por menjëherë pas kësaj ashtu si dhe në seancat e shkuara deputetët e PD nxituan të bllokojnë foltoren, ndërkohë që Berisha në krahun tjetër i kërkonte ndihmë Albana Vokshit për tu lidhur në Facebook, për të vijuar fjalën në rrjetin social.

Berisha: Ky parlament është shndërruar në një dhunues të Kushtetutës së vendit. Ky parlament për shkak të një personi që ka inkriminuar veten funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament iu mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament ju mohojnë deputetëve të drejtën kushtetuese, është shndërruar i tëri në një funksion të një njeriu, që argument ka vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parakshkrimit për kryeministrat. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër, po ju nuk guxoni pasi kreu juaj përfaqëson një organizata kriminale. Ju nuk guxoni se ju i keni mbushur frigoriferët me para të vjedhura. Niko të ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde, zonjë të ka ardhur ty në shtëpi, të kujt janë 400 mijë euro. Ku është Balluku?

RonaTyra

Nikolla: Kjo nuk është procedurë.

Berisha: Zonjë ne nuk kemi asnjë detyrë tjetër veçse kontrollin. 620 mijë shqiptarë kanë votuar për ne që ne t’ju kontrollojmë. Thuaji Edi Ramës zonjë, që të marrë fund kjo praktikë. Ne nuk duam të bllokojmë asgjë, ju kërkoni të na bllokoni ne. Ju e dini se ai ka firmosur si kryetar i një organizate kriminale, ai ka udhëtuar më shumë se çdo sheik në botë me aeroplan me dhomë gjumi. Ju neve stoli nuk na bëni. Unë kërkoj nga ju që rregullat themelore të mos i shkelësh. Nuk do merrem me ty,. Je një zonjë ti nuk më shkon mua të përdor këtë platformë, por do ja kthej në fytyrë atij q të menaxhon ty. Unë merrem vetëm me Edi Ramën, tani i teket atij dhe thotë 4 deputetë të përjashtohen nga ky grup. Albana hajde më ndihmo pak, më lidh me Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu