Del ekspertiza/ U gjet e pajetë në një kanal: 37-vjeçarja në Shkodër dhunohej nga burri (Detaje)

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku 37-vjeçarja Leze Qosja është gjetur e pajetë në një kanal në afërsi të Bypassit në Shkodër.

Burime për median bëjnë me dije se gruaja ka lindur në Theth dhe mbiemrin e vajzërisë e ka pasur Shyti. Më pas ajo është martuar në Tropojë dhe ka marrë mbiemrin Qosja. Megjithatë, 37-vjeçarja ishte divorcuar nga burri me të cilin nuk pati trashëgimtarë.

Mësohet shkak për këtë të fundit ka qenë dhuna, si dhe Lezja kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje. Prej tre muajsh ajo jetonte te motra e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin më 18 maj.

Ndërkohë, ekspertët mjeko-ligjorë të Shkodrës, kanë arritur në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me vrasje, ndonëse trupi ishte pjesërisht i dekompozuar kur u gjet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu