Dasma kthehet ne “ring” boksi, dasmoret perfshihen ne rrahje masive

0
Gjigandi

Një rrahje masive mes dasmoresh ka ndodhur ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital. Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë rrahjes së dasmorëve në Ramada Park Hall në Wolverhampton të Anglisë. Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara derisa partnerët e tyre ishin mbuluar në gjak. Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë rrahje masive, ndërsa policia angleze ka bërë të ditur se kishte pranuar dhjetëra telefonatë për dhunën që kishte ndodhur në hotel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu