Dalin momentet e fundit të Jan Prengës, pengmarrësit e vëzhgojnë në kafe me gruan

0
Gjigandi

Janë publikuar momentet e fundit të Jan Prengës, 47-vjeçarit që u rrëmbye dhe më pas u vra në kompleksin Golden në Shijak.

Prenga është vëzhguar disa ditë nga ana e rrëmbyesve, të cilët kanë studiuar të gjitha lëvizjet e tij për të përfunduar pengmarrjen. Atë ditë ai ndodhej në një kafene afër zonës ku jetonte, sëbashku me bashkëshorten e tij.

Në pamjet e publikuara është zbuluar dhe imazhi i Gentian Doçit, i cili konsiderohet nga policia shqiptare si koka e organizatës kriminale.

I konsideruar si një eksponent i krimit të organizuar dhe në kërkim ndërkombëtar, pamjen dhe identitetin e Gentian Doçit e njohin pak persona.

Kujtojmë se Prenga u morr penga mesditën e 17 janarit, dhe sipas policisë është ekzekutuar po atë ditë. Rrëmbimi i tij ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës mes vëllezërve Hajri, pronarë të kompleksit Golden, dhe vëllait të viktimës.

RonaTyra

Deri më tani janë arrestuar 7 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu