Daçiç: Ka tri vija të kuqe për Serbinë kur është fjala për Kosovën

0
Gjigandi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se për Serbinë janë tri vija të kuqe kur është fjala për Kosovën.

“E para është që gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet, e dyta është se Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe e treta është siguria e serbëve në Kosovë”, tha ai, raporton N1.

Ai ka theksuar se “ne besojmë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe jemi shumë të ndjeshëm që të trajtohet në përputhje me politikën e standardeve të dyfishta kur është fjala për integritetin territorial”

“Ose integriteti territorial është një parim, ose nuk është. Nuk mund të jetë në favor të ruajtjes së integritetit territorial në një rast dhe të thuhet në një tjetër – kështu që mund të jetë anasjelltas”, shtoi ai.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu