Chollet: Këto janë hapat që duhet të merren për të arritur dialogun

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, po rrisin presionin diplomatik ndaj Kosovës dhe Serbisë për të parandaluar “metastazimin e dhunës”, pas situatës së krijuar në Veri në dhjetor të vitit të kaluar në një rajon si Ballkani Perëndimor, ku Rusia ka ende ndikim.

Ne ishim të shqetësuar për metastazimin e dhunës. Gjëja e fundit që secili prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke pasur parasysh se ne kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, jo shumë larg Gadishullit Ballkanik”, ka deklaruar Chollet, në një bisedë me gazetarin, Marton Dunai, nga prestigjiozja britanike “Financial Times”.

Chollet, diplomati amerikan i rangut më të lartë i cili vizitoi rajonin gjatë kësaj jave, ka përshkruar situatën e krijuar në Veri të Kosovës në dhjetor si “të kthjellëta për shumë njerëz”.

Ne nuk duam të gjendemi përpara një diplomacie që de-eskalon kriza. Së pari, targat, pastaj barrikadat, nuk duam diçka tjetër në javën e ardhshme”, ka shtuar Chollet.

Sipas tij muajt e fundit kishte një mundësi të rrallë të arritjes së një marrëveshjeje, pasi Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të linin mënjanë çështjen e targave, duke u fokusuar në marrëveshjen të bazuar në propozimin franko-gjerman.

RonaTyra

Unë mendoj se ka një rrugë të mesme që mund ta ndjekim, përndryshe nuk do të investonim në këtë çështje ashtu siç po e bëjmë”, ka pohuar Chollet, duke shtuar se ai është optimist se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë e realizueshme.

Diplomati amerikan, ndër të tjera për Financial Times, ka përshkruar hap pas hapi se si mund të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë duke marrë për bazë propozimin franko-gjerman.

“Hapi i parë është që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet pa e njohur plotësisht njëra-tjetrën, siç kanë bërë vendet e tjera. Të paktën si hap fillestar, kjo është një mënyrë për ta vendosur Kosovën në rrugën euroatlantike”.

Për të arritur këtë, argumenton më tej Chollet, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis.

Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të sovranitetit, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj serbë autonomi më të madhe, në veçanti një Asociacion formal për komunat me shumicë serbe në Veri të vendit. Për këtë të fundit unë i thash kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se ka një urgjencë të madhe për ta krijuar atë. Ata kuptojnë rëndësinë e kësaj”, ka treguar Chollet.

SHBA-të, sipas Chollet, e dinë mirë rolin e Rusisë, e cila mbështet Serbinë.

“Megjithatë Serbia, e varur prej kohësh nga energjia ruse, ka filluar të diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe të zvogëlojë mbështetjen ruse. Kjo e ka lënë çështjen e Kosovës si levën e fundit që Moska ka mbi Beogradi, një aspekt që nuk i ik Uashingtonit”, ka pohuar ai.

Prandaj shton më tej Cholllet, një arsye se pse ShBA-të insistojnë në një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht heqja e levës së Rusisë nga Serbia.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu