Covid në Shqipëri kalon në fazë endemike

0
Gjigandi

Infektimet dhe shtrimet në spital si pasojë e prekjes nga Covid 19 janë në nivele të ulëta, aq sa ekspertët thonë se situata është në nivel endemik.

“Situata është relativisht e qetë. Nuk kemi variante të reja përveç Omicron. Të gjitha janë nënvariante po të Omicron. Shifrat janë ulur në mënyrë të vazhdueshme. Shqipëria ka dalë nga faza akute që në Mars 2022, ne e quajmë veten tek faza endemike”, shpjegon mjeku Ilir Alimehmeti.

Kolapsi që ka përfshirë Kinën, sipas epidemiologut, nuk duhet të na frikësojë.

“Ne nuk duhet të ngatërrohemi me pjesën e Kinës. Në Kinë aktualisht, infeksioni është me një variant të Omicron që në Europë ka 8 muaj që qarkullon, thjesht ato janë një popullatë imunologjikisht e virgjër. Derisa të vendoset imuniteti kolektiv edhe aty, kjo situatë do vazhdojë, por kjo s’duhet të shqetësojë Europën dhe Shqipërinë”, vijon mjeku.

Nënvariantet e reja të Omicron nuk janë izoluar ende në Shqipëri, por edhe nëse do të jenë prezentë, situata nuk pritet të ndryshojë.

RonaTyra

“Nuk ka diferencë klinike me elementet e tjera, ndërkohë që vetë Omicron kishte 80% më pak risk hospitalizimi në raport me Deltën”, thote Alimehmeti.

Ekspertët janë të mendimit se virusi pandemik Covid 19 do të vazhdojë të janë japë nënvariante, por nuk pritet një valë pandemike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu