Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin më të fundit të situatës epidemiologjike me Covid-19 në vend.

Sipas të dhënave të ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 12 qytetarë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 471 testime, 12 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

RonaTyra

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë.

Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Janar 2023)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 471

Testime totale 2,028,409

Raste pozitive 333,185

Raste të shëruara 329,432

Raste Aktive 157

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 121

Fier 17

Vlorë 8

Berat. 3

Gjirokastër. 2

Lezhë. 2

Korçë. 2

Shkodër 1

Durrës 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu