‘Çmendet’ i riu në Cërrik, qëllon me kosë babanë e tij

0
Gjigandi

Një 29-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi ka tentuar të vrasë babain e tij.

Mësohet se i riu ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin me iniciale R. Sh., 56 vjeç.

Shtetasi me iniciale B.Sh., akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës (kosore) babanë e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

RonaTyra

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, shtetasi B. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu