Cilat janë shenjat e goditjes në tru?

0
Cilat janë shenjat e goditjes në tru?
Gjigandi

Goditja në tru ose siç njihet ndryshe hemoragjia cerberale është një sëmundje që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt trurit ndërpritet si pasojë e një bllokimi të një ene të gjakut.

Shenjat më tipike të kësaj sëmundje janë:

Mpirje ose dobësi e papritur në fytyrë, krah ose këmbë, veçanërisht në njërën anë të trupit.

Konfuzion i papritur, vështirësi në të folur ose vështirësi në të kuptuarit e të folurit.

RonaTyra

Probleme të papritura për të parë në një ose të dy sytë.

Probleme të papritura në ecje, marramendje, humbje ekuilibri ose mungesë koordinimi.

Dhimbje koke e papritur e fortë pa ndonjë shkak të njohur.

Nëse mendoni se dikush mund të ketë një goditje në tru, veproni si mëposhtë:

Kërkojini personit të buzëqeshë. A dalloni një deformim të vogël?

Kërkojini personit të ngrejë të dy krahët. A lëviz një krah poshtë?

Të folurit: Kërkojini personit të përsërisë një frazë të thjeshtë. A është fjalimi i paqartë apo i çuditshëm?

Nëse shihni ndonjë nga këto shenja, telefononi menjëherë ndihmën e shpejtë./ Centers for Disease Control and Prevention

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu