“Çështja Butrinti”/ Ministrja e Kulturës publikon faktet! Margariti: Është marrë mendimi i 80 ekspertëve

0
Gjigandi

Parku i Butrintit është një nga çështjet më të nxehta të aktualitetit në vend, me skeptikë të shumtë, por edhe mbështetës pafund.

Së fundmi, Ministrja e Kulturës Elva Margariti nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka publikuar disa fakte konkrete për të gjithë mosbesuesit mbi Parkun e Butrintit.

Sipas Margaritit, jo vetëm që janë kryer dëgjesa publike dhe marrë mendime nga të gjitha ministritë e linjës, por gjithashtu është marrë mendimi i 80 ekspertëve për të zbardhur nevojat që ka parku dhe rehabilitimi i tij.

Ministrja ka bërë një pasqyrim të të gjitha hapave dhe procedurave që janë marrë që nga viti 2019, ku pasi është kërkuar mendim Institutit të Arkeologjisë, ky i fundit ka depozituar pranë Ministrisë së Kulturës gjithë sygjerimet në lidhje me draftin e Butrintit, të cilat me pas janë reflektuar në draftin e ri.

RonaTyra

Më 06.04.2020 PMI i Parkut Kombëtar të Butrintit 2020-2030 është diskutuar dhe miratuar në Këshillin Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore dhe fill një muaj më pas edhe nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Në fund, ky projektligj “Për miratimin e marrëveshjes së administrimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit”, u miratua në Këshillin e Ministrave më 29 prill të këtij viti.

Kujtojmë që Margariti është shprehur se investimet kryesore do të shtrihen në 5 vitet e para të operimit, me ndërtimin e qendrës së vizitorëve, punimet e konservimit me hyrjen e re dhe “baypass”-in  që do të krijohet për aksesimin e të gjithë komunitetit.

Ministrja ka theksuar se çdo e ardhur që vjen nga Butrinti ngel në Butrint.

“Është parashikuar qartë në planin e biznesit që të gjitha rrënoja dhe monumentet e Butrintit të restaurohen deri në vitin e 7 të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe implementimit të modelit të ri të administrimit. Modeli financiar parashikon rreth 3 milionë dollarë për konservim dhe 600 mijë dollarë shtesë për mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrënojave arkeologjike. Në këtë plan menaxhimi dhe model administrimi komuniteti shikohet si faktor kyç për të pasur të gjithë ndërveprimin e tyre për të çuar më tepër paratë e këtij plani drejt komunitetit. Modeli i ri synon të punësoje deri në vitin e shtatë deri në 104 banorë locale”, është shprehur më parë Margariti. /Priza.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu