Çelsi kryen një lëvizje surprizë dhe të bujshme edhe pse merkatoja është mbyllur disa javë më parë, duke afruar në “Stamford Bridge” Kristofer Nkunku.
Siç raporton prestigjiozja gjermane “Bild”, sulmuesi i talentuar francez ka kaluar vizitat mjekësore me “Blutë” disa javë më parë, në një takim sekret që Nkunku ka pasur me drejtuesit e klubit nga Londra.
Tod Bohli po punon që t’i ofrojë 24-vjeçarit një kontratë afatgjatë, teksa nga ana tjetër po mundohet të bindë Lajpcigun që të pranojë 60 milionë eurot e ofruara për lojtarin më të mirë të Bundesligës sezonin e shkuar.
Nëse të dyja palët bien dakord, Nkunku do të jetë futbollisti i Çelsit në verën e vitit 2023, teksa për Brojën do të shtohet një rival i ri për vendin në formacion, edhe pse francezi mund të luajë në disa pozicione në sulm.