Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë policisë bashkiake të Rrogozhinës që të marra masa të menjëhershme për heqjen e materialeve propagandistike të PS në Rrogozhinë.
“
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr 108 datë 1 Mars 2022 “Për shqyrtimin e denoncimit për shkelje të parashikuar në udhëzimin nr 6 datë 23.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi:
Policia bashkiake të marrë masa të menjëhershme për heqjen e materialeve propagandistike të subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë”,
shkruhet ndër të tjera në shkresën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, firmosur nga Ilirjan Celibashi.
Ky vendim vjen pas denoncimit të shtabit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani, të cilët kanë kërkuar që të hiqet banderola e kandidatit të PS në Rrogozhinë Edison Memolla, pasi është një veprim në shkelje të Kodit Zgjedhor.