Carlo Ancelotti ‘mbret’. Real Madrid fiton titullin kampion i La Liga-s

0
Carlo Ancelotti ‘mbret’. Real Madrid fiton titullin kampion i La Liga-s
Gjigandi

Spanjë- Real Madrid është kampionia e kampionatit spanjoll, La Liga. Me këtë titull Carlo Ancelotti, bëhet trajneri i parë që ka fituar 5 kupa në 5 kampionatet më të forta të Europës, Spanjë, Itali, Francë, Gjermani dhe Angli.

Madrilenët nuk e kishin aspak të vështirë për të mundur Espanyolin, me 4 gola të shënuar në Santiago Bernabeu.

Pjesa e parë u mbyll me një dopietë e Rodrygo. Edhe pjesa e dytë do niste ashtu siç mbaroi e para. Los Blancos “tundën rrjetën” me Asension, në të 55-tën, pas një asisti të Camavingas. 10 minuta nga fundi, nuk mund të mungonte Benzeman, i cili do ishte “Qershia mbi tortë” sonte.

Djemtë kanë bërë një sezon fenomenal, ku pas 34 ndeshjesh ka grumbulluar një numër prej 81 pikësh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu