Çajup Selimin e vramë se kishte lidhje intime me nënën e…”, Artan Tafani zbulon arsyet e vrasjeve të bujshme

0
Gjigandi

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani është marrë sërish në pyetje nga prokurori i Elbasanit lidhur me dëshmitë e dhëna më herët. Tafani pohon se Albi Bashaliu është vrarë në Peqin për motive gjakmarrje nga grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, që sipas tij u pagua me 50 mijë euro për këtë ngjarje.

Ndërkohë, vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Enriko Xhahysa mori pjesë në krim, por edhe pagoi grupin e Laertit për të vrarë për motive gjakmarrje.

Sakaq, Cajup Selimi është vrarë, sipas të penduarit të drejtësisë pasi kishte një lidhje intime me nënën e një prej të akuzuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Po ashtu mësohet se Fridman Xhaferaj dyshohet se është vrarë sepse kërcënonte grupin e Haxhiut se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre. Nga ana tjetër, pjesë e ngjarjeve të zbardhura janë dhe dy vrasje në Greqi, që thuhet se kanë si motiv trafikun e drogës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu