Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komotinënë në Greqi.
Një burrë ka tentuar që të djegë të gjallë bashkëshorten e tij.
Mediat greke kanë raportuar se burri i ka hedhur benzinë gruas me aftësi të kufizuara dhe më pas i ka hedhur shkrepsen.
Por më pas duke se është “penduar” dhe ka fikur zjarrin, ndërsa ka lajmëruar edhe Policinë.
Mësohet se gruaja është rreth 50 vjeç por deri më tani nuk dihet identiteti i asnjërit prej tyre. Deri më tani bëhet me dije se ajo është në gjendje të rëndë në Urgjencën e Spitalit të Komotinit.