Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur në Bulqizë.
Mësohet se shtetasi me iniciale M.K., ka dëmtuar këmbën, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, për shtetasin M. K., 38 vjeç, (vagonist në një minierë në Martanesh) pasi duke dalë nga galeria, është shkëputur një grur dhe aksidentalisht ka dëmtuar këmbën dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.