Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas vdekjes së një punëtori të KEDS-it, i cili u godit nga një veturë derisa po kryente punën në terren.
Ai në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe kolegëve të tij.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Gashit, punëtorit të KEDS-it, i cili u godit nga një veturë gjatë kryerjes së punës në terren. Ndaj dhimbjen me familjen Gashi dhe kolegët e të ndjerit dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përjetshëm kujtimi”
, ka shkruar Bulliqi.
Ndërkohë KEDS ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.