Britania, Covid/ Vdes foshnja 13 ditëshe

0
Gjigandi

Një bebe e shëndetshme 13 ditëshe është viktima më e re e Covid 19 në Britaninë e Madhe. Lajmin e dhanë krerët vendas të shëndetësisë të cilët njoftuan se bilanci i jetëve të humbura nga koronavirusi në vend u shtua me 69 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit. Foshnja nuk dihet të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, ndaj rasti i saj ka shkaktuar tronditje në vend.

Nuk dihet ende me siguri sesi u infektua fëmija. 19 rajone të Anglisë kanë regjistruar nivele dy herë më të larta vdekjesh sesa normalja gjatë krizës së Covid 19. Londra është qyteti i goditur më rëndë. Pavarësisht situatës së krijuar, një prej psikologëve më të rëndësishëm në vend, thotë se nuk duhet fajësuar publiku për përhapjen e sëmundjes.
Sipas profesorit John Drury, pjesëtar i grupit keshillues shkencor të qeverisë për situatat e emergjencës, të dhënat tregojnë se në kohë të tilla, më shumë sesa panik apo egoizëm, njerëzit kanë tendencën të tregojnë solidaritet e të jenë bashkëpunues. Mbretëria e Bashkuar shënon deri tani më shumë se 42.200 vdekje nga koronavirusi, ndërsa infektimet kapërcyen shifrën 300.000.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu