Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30-vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.
Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën “arrest me burg”.
Foshnja nuk mundi të mbijetojnte dhe humbi jetën në maternitet një ditë më pas.
j.l./ ABC24.AL