Botërori dhe ndeshja e tij e fundit… Messi në rrugën e lavdisë historike, marshon drejt ‘çatisë’ së botës

0
Gjigandi

“E kam thënë prej kohësh. Për mua nuk ka dyshime: Leo është më i miri i të gjitha kohërave”, – tha dje Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, në sallën e shtypit të stadiumit “Lusail”, i cili sapo kishte parë atë e panë të gjithë: shkëlqimin botëror të një Messi që është ende lojtari më i mirë në turne, deri tani.

Leo ka 5 gola (3 nga penalltitë) dhe 3 asiste në Botërorin e tij të pestë dhe të fundit të karrierës, siç konfirmoi sërish dje. Vepra e tij e re e artit kundër Kroacisë (gol, asist dhe MVP i ndeshjes) është realizuar në moshën 35-vjeçare e gjysmë, çka e vendos atë në mesin e më të mëdhenjve (apo më i madhi) të historisë së futbollit.

Krahasimi është i vështirë, sepse do të duhej të konsultoheshim me sytë që kanë parë të gjithë të mëdhenjtë në Kupat e Botës: Pelé, Cruyff, Maradona, Zidane, Ronaldo… Nuk është e lehtë, por është e vërtetë që një titull i mundshëm për Leon, të dielën në finalen e “Lusail” e vendos atë, të paktën në një nivel kombëtar me Diego Maradonën.

Leo Messi vazhdon të thyejë rekorde: ai arriti Mbappé si golashënuesi më i mirë në “Katar 2022” (5 gola); u barazua me Lothar Matthäus si lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës (25); kaloi Batistutën si golashënuesi më i mirë argjentinas në Botëror (11). Tani i mbetet vetëm të përballet me Maradonën, të fitojë Kupën e Botës, një moment historik që do të ketë mundësinë ta bëjë realitet kundër francezëve ose marokenëve.

Mediat globale pyesin nëse ekziston dikush që mund ta ndalojë Leon, i cili është ylli i madh i kombëtares argjentinase, nisur drejt lavdisë. “Askush nuk mund ta mposhtë”, – u dëgjua shpesh dje në zonën mikse të stadiumit, ku rrinë gazetarë nga e gjithë bota, të gatshëm për të raportuar një arritje të re të Messit më të mirë në historinë e Kupave të Botës.

RonaTyra

Botërori i tij i fundit – “Si ndihem, që jam në një finale të re të Kupës së Botës? Shumë i lumtur që mund ta arrij këtë, duke mbyllur rrugëtimin tim në një Kupë Bote me ndeshjen time të fundit në një finale. Gjithçka që kam përjetuar në këtë Kupë Bote është shumë emocionuese; çfarë kanë shijuar tifozët, si po argëtohen njerëzit në Argjentinë”.

Pra, Leo Messi, pas fitores ndaj Kroacisë, bëri të ditur se finalja kundër Francës ose Marokut në Katar, më 18 dhjetor, do të jetë ndeshja e tij e fundit me Argjentinën në një Botëror. Më pas ai konfirmoi: “A do të jetë e diela ndeshja ime e fundit e një Botërori? Po, patjetër që po. Janë shumë vite deri në edicionin tjetër dhe nuk mendoj se do të jem atje. Ta përfundoj kështu është më e mira”.

Më pas, Messi iu përgjigj pyetjes: Ju e keni tejkaluar Batistutën në gola dhe keni arritur Matthäus në ndeshjet e Kupës së Botës, a e dinit këtë? Ja përgjigja e yllit argjentinas: “Siç thashë, ajo që ne të gjithë duam është diçka tjetër. Gjithçka është e mirë, por e rëndësishme është të arrijmë objektivin e grupit. Kjo është është më e bukura. Jemi një hap larg, kemi luftuar kaq shumë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, si deri tani, për t’ia dalë kësaj here”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu