Borrell nesër takim në Bruksel me ministrat e Jashtëm të rajonit

0
epa09471514 The high representative for the Foreign Affairs of the European Union Josep Borrell gives a press conference on EU Strategy for Cooperation in the Indo-Pacific in Brussels, Belgium, 16 September 2021. Borrel presented actions to advance the implementation of the EU Strategy for cooperation in the Indo-Pacific, approved by the Council on 19 April 2021. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET
Gjigandi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell nesër do të zhvillojë një takim BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë edhe në “X”.

Njoftimit i është bashkuar një video e shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit.

“Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore”.

Aty thuhet edhe se Bashkimi Europian mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm.

RonaTyra

“Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu