Bordi ndryshon sërish çmimet/ Ul naftën e shtrenjton benzinën

0
Gjigandi

Pas një situate pezull prej gati tre javësh, Bordi i transparencës është mbledhur për dy ditë radhazi, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës. Sipas vendimit të fundit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 lekë që ishte një ditë më parë dhe 240 lekë që ishte para se Bordi të bënte dy ndërhyrjet e menjëhershme.

Në të kundërt, tendenca e benzinës ka qenë në rritje. Pas orës 18.00 të ditës së sotme benzina do të shitet me 212 lekë për litër, nga 208 që ishte vendimi i djeshëm.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta tregtohet me rreth 94 dollarë për fuçi, në nivelet e shkurtit, përpara se të fillonte shtrenjtimi për shkak të problemeve me furnizim, që u shkaktuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në Shqipëri, niveli maksimal i naftës arriti në 265 lekë për litër, ndërsa për periudhën mars- nëntor, karburanti është tregtuar midis 230-240 lekë për litër, që është 20-30% më shtrenjtë se niveli i shkurtit.

SHUMICA
Nafta 220 Lek
Benzina 200 Lek
Gazi 62 Lek

RonaTyra

PAKICA
Nafta 232 Lek
Benzina 212 Lek
Gazi 74 Lek./monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu