Gazetari Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis. Vajza e tij e vogël, Alis, ka pasur ditëlindjen pasi ka mbushur 4 vjeç dhe me rastin e kësaj dite të veçantë i kanë organizuar një festë me dekor princeshash. Blendi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto me të bijën në krah dhe ka shkruar: ‘Zyrtarisht 4’. E bija duket se është e fiksuar pas ‘Mbretëreshës së dëborës’ pasi në mur është vendosur një poster gjigant i princeshë Elsës dhe zbukurimet e tjera mbajnë fytyrën e saj. Vogëlushja Alis është veshur me një fustan ngjyrë blu, të njëjtë me atë të Elsës dhe duket tamam një princeshë dëbore! Blendi po ashtu ka publikuar një fortë të tortës e cila duket shumë e shijshme dhe me një dekor tipik për fëmijë.