Bledi Mane habit me deklaratat e tij: Doja të puthja Kristin, Nitën do e pres…

0
Gjigandi

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, ku foli rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP 2”.

Gjatë intervistës, ish-banori komentoi marrëdhënien e tij me Nita Latifin. Kur i përmenden puthjen me këngëtaren, ai duke qeshur tha se “donte të puthte edhe Kristin, por ai u tremb”.

“Unë doja të puthja dhe Kristin por u tremb. Nita më ka befasuar. Pashë që Nita kishte një lloj kimie të vogël. Një vajzë e zgjuar që unë e shkunda kur hyra dhe tani e ka rrugën e shtruar dhe besoj se do ecë. Do e pres pas spektaklit. Tani e teston veten”, tha Mane.

Nga ana tjetër gazetari u shpreh se donte të flirtonte me Diolën që ta çonte në finale.

“Por ajo ishte e dashuruar me kosovarët, e donte Kosovën”, tha Bledi Mane.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu