‘Biznesmeni i vdekjeve’ Dionis Teqja 300 punëtorë me paga skandaloze, shfrytëzon të miturit dhe mashtron me rrogat!

0
Gjigandi
Kur vjena puna për të dhënë mend dhe këshilla për biznesin, shqiptarët janë të parët, a thua se janë pasanikë prej modeleve që të gjithë arritjet i kanë bërë vetë në jetë, që kanë shkëlqyer në ide apo inovacion të sektorëve të ndryshëm në vend, ndërkohë që janë vetëm disa fodull, që s’dinë nga lidhet gomari, ose më saktë dhe e thënë shkoqur, nuk janë veçse masha për të mos ju djegur duart pronarëve të vërtetë, ata që qëndrojnë nën hije dhe gllabërojnë miliona e miliarda nga xhepat e shqiptarëve.

Më e keqja është se ky soj e sorollop na hiqet si guru biznesi! Aq shumë ia përsërisin vetes se janë të suksesshëm, sa janë katandisur në batakun që kanë filluar ta besojnë dhe vetë. Njëri ndër ta është biznesmeni Dionis Teqja, më saktë pronari i Megatek i cili në një intervistë disa vite më parë në një revistë ekonomike, na qenka shprehur se: “informaliteti në vend po kthehet në shqetësim, ndërsa bizneset informale janë konkurrentë të pandershëm”. Të dëgjosh të tilla fjali nga Dionis Teqja, menjëherë të nis një përshtjellim ndjenjash, a të nisësh të qash apo të qeshësh?! Për ata që nuk e dinë kush është Dionis Teqja, kujtojmë për lexuesin se është pronari i qendrës tregëtare “Megatek”, e pagëzuar së fundmi me nofkën Megamorg, pasi ambientet e saj janë kthyer në kantier vdekjeje.

Punonjësit e Megamorgut, jo vetëm që shfrytëzohen nga Dionis Teqja, por edhe keqpaguhen për të humbur jetën në kantier. Në media janë bërë publik rastet ku vetëm në pak muaj ka humbur jetën një punonjës i qendrës tregtare, 32 vjeçari Ledian Dervishi dhe janë aksidentuar rëndë 2 të mitur të tjerë, Emanuel Alla 16 vjeç dhe Klajdi Dusha 17 vjeç, të cilët kanë rënë nga një lartësi prej 9 metrash, ku nga goditja e fortë, njëri prej tyre rrezikon të mos ngrihet më në këmbë, pasi legeni i është shkëputur nga pjesa tjetër e trupit. Edhe pse është denoncuar disa herë për shfrytëzimin e të miturve në qendrën tregëtare, autoritetet ligjzbatuese nuk janë vënë kurrë në lëvizje, por kanë marrë llokmën e tyre duke përfituar nga bujaria e autorëve të krimit dhe janë larguar me disa viktima në kurriz. Sipas ligjeve në fuqi, të miturve dhe atyre nën moshë u është ndaluar me ligj të punojnë në punë të rënda.

Me një investigim fare të thjeshtë, rezulton se “Megamorgu” i Dionis Teqjes është biznesi më i keqpaguar në Shqipëri, edhe pse fitimet e tij i ka prej disa milion euro në vit. Sipas një investigimi nga Ekskluzive.al, rezulton se mbi 300 punëtorë të qendrës tregtare megatek kanë rrogë minimale, që do të thotë se 96% e punonjësve të Megatek nuk e kalojnë shifrën 41 mijë lekë të reja në muaj. Pjesa tjetër, 3% paguhen 50 mijë lekë në muaj dhe 1% që mbetet, nuk e kalon shumën prej 60 mijë lekë. Ajo që na bënë habi ne por aspak Hetimit Tatimor, Krimit Ekonomik, Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe Prokurorisë, është se pagat e Megatek nuk rakordojnë fare me profesionet. Fjala vjen, sanitarja e qendrës tregëtare e ka rrogën 30 mijë lekë dhe paguhet njësoj sa një agjent dogane, picajol apo edhe elektriçisti që bënë mirëmbajtjen e ndërtesës.

Ndërkohë që të gjithë e dinë fare mirë se sa paguhet sot një kuzhunier apo picajol, edhe pse bënë pica, apo elektriçisti që merret me mirëmbajtjen e një godine gjigande, ose agjenti i doganës, të cilët minimalisht duhet të paguhen dy herë më shumë se paga që deklaron kompania.

Një tjetër habi është kur krahason pagën e një tekniku projektimi apo arkitekti, një asistenti të sistemit kompjuterik, kontabilisti, farmacisti e kështu me radhë… i cili paguhet 41 mijë lekë në muaj, njësoj sa paguhet një punëtorë ngarkim shkarkimi.

RonaTyra

Në qendrën tregtare Megatek ndodhin çudira nga më të ndryshme, që habisin dynjanë por jo autoritetet përgjegjëse, të cilët prej disa vitesh shohin të pashqetësuar se si Dionis Teqja, shfrytëzon, skllavëron dhe vret të mitur në kantierin e tij, edhe pse tani duhej të dilte nga godina e vdekjes me pranga në duar. Nëse për autoritetet ligjzbatuese këto fakte nuk mjafton, ne do të përpilojmë një dosje për SPAK, për të gjithë strukturën e dallaveraxhinjve të Hetimit Tatimor dhe Krimit Ekonomik, të cilët kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr për të gjitha allishverishet e xhambazit Dionis Teqja, duke nisur me ish Drejtoreshën e Tatimeve Delina Ibrahimaj, e cila sot mban postin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, deri në hajdutin më të vogël të bandës së gjobëvënese të Hetimit Tatimor dhe Krimit Ekonomik.

Ç’është e vërteta, një picajol apo elektriçist në Megatek nuk paguhet sa sanitarja, as arkitekti, farmacisti apo kontabilisti nuk paguhet sa një puntëor ngarkim shkarkimi… sepse të gjithë këta, xhambazi Dionis Teqja i paguan nën dorë, duke fshehur miliona lekë që nuk i shkojnë arkës së shtetit por xhepave të pronarit të “Megamorgut”, që është një nga kontribusit më të mëdhenj të informalitetit në Shqipëri dhe ka legalizuar skllavërinë e të miturve duke u vënë jetën e tyre në rrezik për disa qindarka, duke u tallur me një shtet brekëgrisur, siç është vendi jonë./Ekskluzive.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu