Një i moshuar ka humbur jetën sot në darkë, pasi është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.