Besa Morina, pasionet e këngëtares dhe magjepsja në skenë

0
Gjigandi

Arti është gjithnjë aty te gjërat e thjeshta, te gjërat që mbushin çdo ditë jetën tonë. Shkëlqimi i saj në skenë është pikërisht jeta që bën. Nuk mjafton të kesh një zë të mirë për të interpretuar, por dhe një botë brenda teje për të pushtuar zemrat e artdashësve

Këmbëngulëse, luftarake, e zgjuar, e buzëqeshur dhe me temperament, gjithmonë në lëvizje e thjeshtë në jetë, por aspak në synimet e saj. Ky është togfjalëshi për përshkrimin e portretit të këngëtares Besa Morina.

Të gjithëve na ka rastisur që ta dëgjojmë dhe të ndiejmë energjinë e interpretimeve të saj. Besa është një këngëtare shumë e veçantë, e brishtë, me një zë melodioz që kur flet zëri i saj të mbërthen ta dëgjosh me shumë kureshtje.

Këngët e saja dëgjohen më ëndje të madhe dhe me përkushtim e adhurim. Audienca e duartroket sa herë ajo shfaqet në ekran, mediet e kanë protagoniste në studio televizive apo ngjarje të ndryshme artistike.

Besa, është besnike e këngës me vlera të qëndrueshme dhe të pranueshme. Nuk i numëron dot paraqitjet e saj të shumta, por thekson se kënaqësinë më të madhe e ndjen kur këndon drejtpërdrejt.

RonaTyra

Besa pranon se muzika të jep një mundësi shumë të mirë për rigjenerimin dhe vijimësinë e karrierës, një strategji e mirë kjo për t’i qëndruar besnike skenës.

Përveç këngës, ajo është edhe profesoreshë e muzikë, gjithashtu punon me talentët e rinj si përfaqësuese në Institutin e Kosovës për politika zhvillimore, ku shpreson të ecë para.

Në mësimdhënie ajo transmeton tek nxënësit e të talentuarit edhe eksperiencat e jetës së saj artistike.

Ndaj e gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në jetë. E çfarë do të jetë? Besa ka shumë plane, por dëshiron që t’i zbulojë pasi t’i bëjë realitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu