Berisha “shfajëson” Shkëlzenin: Hetoni ish-ministrin Aldo Bumçi…

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar të paarsyeshme thirrjen e të birit, Shkëlzen Berisha sot në SPAK për një çështje të 15 viteve më parë.

i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, Berisha tha se thirrja e djalit të tij sot, është bërë për të larguar vëmendjen nga ajo që ai e quaj “superskandali Rama-McGoigal”

“Të jem i sinqertë, e kam marrë vesh nga mediat që djali im është thirrur në Prokurori. Këtë nuk më kishte thënë që sot ishte i thirrur në SPAK. Problemi është i tillë, ekziston një faks, që origjinali nuk është gjetur kurrë, i dërguar nga MD në MB, ku shkruhet se kjo t’i jepet Shkëlzenit, jo Shkëlzen Berishës, por Shkëlzenit. Kjo është servirur si shkrim i Aldo Bumçit, dhe kjo ka ndodhur një javë pasi MD kishte dërguar shkresën zyrtare për problemin, siç është ligji. Tani, çfarë ishte kjo?! Kjo ishte sikur nga MD i drejtohej djalit tim në MB, me të cilën ai nuk kishte asnjë lidhje. Bumçi s’e kishte shkruajtur kurrë këtë shënim. Ai mori dhe e paditi në prokurori si falsifikim të shkrimit të tij. Padi që prokuroria nuk u mor kurrë.

Aldo Bumçi e mohon dhe ka hapur padi për këtë faks, në të cilin i falsifikohet firma. Prokuroria në vend që të hetojë, nuk ka hetuar deri sot dhe thërret Shkëlzenin pas 15 vitesh. Duhet hetuar, por hetimi i parë është për ish-ministrin që deklaron se më kanë falsifikuar shkrimin.

Kjo nuk është bërë sepse nuk u interesonte sepse del që është falsifikim. I gjithë problemi është një person x bën një faks. Sekretarja ka bërë dëshminë e saj në gjykatë. Nëse sekretarja shprehet në emër të ministrit, dhe është në skemë manipulimi, por unë nuk e akuzoj dot, sepse ajo thotë që nuk e ka bërë këtë”, tha Berisha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu