Masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit hynë sot në fuqi, veçanërisht rregulli që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në tregje, rrugë kryesore dhe në ambjentet publike.
Masat më strikte, që u vendosën ndërkohë që shifrat e infektimeve po rriten në vend, përfshijnë gjithashtu detyrimin për restorantet për të ruajtur koordinimin e klientëve të tyre gjatë 14 ditëve.
Maska janë gjithashtu të detyrueshme në restorante, por jo kur njerëzit janë ulur në tryezë.Nga 15 korriku deri më 21 korrik, rreth 126 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Belgjikë, një rritje me 63% në raport me periudhën shtatë ditore të mëparshme.
Burimi: top-channel.tv